Republika e Kosoves

Prishtinë

Ndriçohet ndërtesa e Komunës së Prishtinës dhe Parku i Qytetit me ngjyrë të portokalltë në ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave

2018/11/26 - 12:46

Në ditën Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave, ndriçuam Parkun e Qytetit me ngjyrë të portokalltë, duke bërë kështu thirrje për siguri në hapësirat publike për të gjithë, e veçanërisht për gratë e vajzat!

Me këtë ngajrje, në të njejtën kohë u shënua edhe fillimi i fushatës 16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore.

Ky aktivitet i organizuar në bashkëpunim me UN Women dhe UN Habitat ka për qëllim vetëdijësimin ndaj diskriminimit në baza gjinore, duke theksuar rëndësinë e aspektit të planifikimit urban në këtë temë.

Në mbështetje të kësaj fushate, ndërtesa e Komunës së Prishtinës do të qëndrojë e ndriçuar me ngjyrë të portokalltë për 16 ditë.