Republika e Kosoves

Prishtinë

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, z. Selim Pacolli ka pritur sot në takim një delegacion nga Komuna e Bursës së Turqisë

2021/08/18 - 4:00

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, z. Selim Pacolli ka pritur sot në takim një delegacion nga Komuna e Bursës së Turqisë, respektivisht kryetarin e kësaj Komune, z. Alinur Aktaş, të shoqëruar nga Ambasadori i Turqisë në Kosovë, z. Çağrı Sakar si dhe përfaqësues të Parlamentit turk nga Bursa.
Në këtë takim u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave duke ri-konfirmuar marrëveshjen e vitit 2011, si dhe duke vazhduar punën në avancimin e shkollave profesionale, menaxhimit të hapësirave publike, këmbimin kulturor, etj.