Republika e Kosoves

Prishtinë

Nënkryetari Muhedin Nushi ka pranuar donacionin e 50 maskave mbrojtëse nga Prof. Shaban Buza

2020/03/31 - 4:04

Nënkryetari Muhedin Nushi ka pranuar donacionin e 50 maskave mbrojtëse nga Prof. Shaban Buza të cilat do të i shpërndahen personelit shëndetësorë të Komunës së Prishtinës.

Duke vlerësuar rrezikun nga COVID-19, Prof. Dr. Shaban Buza, profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Meknike të Universitetit të Prishtinës, mori nismën për prodhimin e një prototipi të kësaj maske, për të ndihmuar punëtorët shëndetësorë në Kosovë e Shqipëri, të cilët janë në vijën e parë të frontit kundër virusit. Bazuar në modelin e siguruar si rezultat i bashkëpunimit me Universitetin e Transilvanisë nga Rumania dhe Universitetin Politeknik të Valencias nga Spanja, maska prodhohet në 3D Printer nga vullnetarët të udhëhequr, në Kosovë nga Prof. Buza dhe në Tiranë nga arkitektja Dea Buza.

Falemnderit nga zemra për kujdesin!