2020/05/28 - 3:30
Nënkryetari Selim Pacolli bashkë me drejtoren për Kulturë Blerta Basholli, vizituan objektin e Qendrës Kulturore në Hajvali, për të parë mundësitë e rifunksionalizimit të kësaj qendre mjaft të nevojshme për komunitetin e lagjës Hajvalia.
Fillimisht do të bëhet vlerësimi i qendrueshmërisë së ndërtesës ekzistuese, për të vazhduar pastaj edhe me projektin kryesor për rifunksionalizimin e Qendrës.