Republika e Kosoves

Prishtinë

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e Qendrës Kulturore për të Rinj dhe Bibliotekës në lagjen Kodra e Trimave

2020/09/15 - 10:26

Një lajm i shumëpritur për banorët e lagjes Kodra e Trimave!
Kanë përfunduar të gjitha procedurat e prokurimit dhe është nënshkruar kontrata për ndërtimin e Qendrës Kulturore për të Rinj dhe Bibliotekës në lagjen Kodra e Trimave.
Duke vazhduar investimi në infrastrukturë dhe aktivitete, ndihmojmë që librat dhe leximi të bëhen pjesë e përditshmërisë në shoqëri, duke ofruar mundësi të barabartë për të gjithë qytetarët në komunitetet e tyre.
Falenderojmë Universitetin UBT për bashkëpunimin dhe Studio G+A Architects për donacionin e projektit kryesor udhëhequr nga Arbër Sadiki, kurse ideuar nga Rilind Sadiku.