Republika e Kosoves

Prishtinë

Nënshkruhet marrëveshja me MCC për matësit e ngrohjes që si bashkëfinancim arrin shifrën rreth 10 milion Euro

2021/10/01 - 9:02

Qytetarë të dashur, sot kemi nënshkruar një marrëveshje që ka për qëllim kryesor të avancojë tutje shërbimin e ngrohjes në Prishtinë.

Që nga vitit 2013 kemi bërë investime në sistemin e ngrohjes qendrore, konkretisht në Termokos. Fillimisht përmes projektit të ko-gjenerimit, e më pastaj edhe duke shtrirë rrjetin e ngrohjes për tashmë për 90 mijë qytetarë. Mirëpo, ne duam të shkojmë një hap më tutje. Duam që të ju mundësojmë shërbim edhe cilësor por edhe të lirë.
Përmes marrëveshjes që kemi nënshkruar sot me Fonacionit e Mijëvjeçarit të Kosovës si organizatë e autorizuar e agjencionit federal amerikan MCC, së shpejti fillon instalimi i sistemet te njehsorëve në Prishtine.
Drejtoresha e MCC për Kosovë Sarah Olmstead me kete rast deklaroi: “Duke mundësuar përduruesit e ngrohjes qendrore te kuptojnë dhe kontrollojnë ngrohjen termike, ky program inkurajon eficencen dhe kursimin kështu qe ngrohja të zgjerohet edhe më shumë në Prishtinë.
Me MCC dhe MFK, në përputhje me Marrëveshjen për Grant të Programit Threshold të Sfidës së Mijëvjeçari, nënshkruar dhe ratifikuar më 12 shtator 2017, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuar, do të zbatojmë aktivitetin “Matja e Ngrohjes Qendrore” e njohur si “Prishtina HeatSave”. Ky aktivitet është një nga dy aktivitetet kryesore brenda Projektit të Energjisë së Qëndrueshme në kuadër të Marrëveshjes për Grant të Programit Threshold. Zbatimi bazohet në një studim rigoroz të sistemeve të ngrohjes qendrore në Kosovë, që hedh dritë mbi sfidat me të cilat përballen operatorët e ngrohjes qendrore në ruajtjen e performancës së mirë dhe furnizimit të besueshëm si dhe përfitimin.
Qëllimi i Prishtina HeatSave është të zbatojë projektin e faturimit të bazuar në konsum për ndërmarrjen publike të Ngrohjes Qendrore “Termokos”, përmes instalimit të harduerit dhe softuerit si dhe ngritjen e kapaciteteve të nevojshme për Termokosin, duke zvogëluar kështu humbjet nga energjia termike a e pa matur.
Komuna e Prishtinës do të bashkëfinancoj këtë projekt me një shumë totale prej 2 milionë eurosh, për të mbështetur përditësimin e shërbimeve të matjes të ngrohjes qendrore për qytetarët e kyçur dhe klientë në rrjetin Termokos, duke përfshirë blerjen dhe instalimin e pajisjeve të sistemit të matjes së energjisë termike të bazuar në konsum. Ndërsa, pjesa e MFK-së e bashkëfinancimit të alokuar dhe të miratuar është deri 10 milionë dollarë. Kompania gjermane Dekon e mbikqyr projektin.
Po flasim pra, për një projekt me vlerë totale deri 12 milionë dollarësh për Prishtinën dhe të gjithë qytetarët e saj ndërsa efekti optimal mund te jetë deri 30% e energjisë së kursyer.