Republika e Kosoves

Prishtinë

Nesër mbyllet një segment i rrugës “Agim Ramadani” deri në përfundim të punimeve të asfaltimit

2020/11/18 - 6:45

Rruga “Agim Ramadani”, segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Qamil Hoxha” deri tek objekti i Teatrit Kombëtar dhe prej objektit te Kishës Ortodokse deri tek udhëkryqi për hyrje në Fakultetin Ekonomik, do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut përkohësisht, prej nesër, 19 nëntor nga ora 09:00 deri në përfundimin e punimeve të asfaltimit shtresimin e këtij aksi rrugor.
Ju lusim që gjate kësaj kohe të e planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative.
Ju falemnderit për mirëkuptimin!