E shtunë: 12:00 & 13:00

Libri shumëngjyrësh është një panoramë e ngjyrave-jetës.
Ngjyra e gjelbër-natyra gjelbërimi-jeta.
Ngjyra e kaltër-deti- qielli-uji.
Ngjyra e bardhë- bardhësia, bukuria, pastërtia.
Ngjyra e verdhë- shkëlqimi i artë i Saharës.
Fletët e librit mbyllen me ngjyrën e errët, qetësinë, gjumin.
Të gjitha këto në mënyrë shumë atraktive i paraqesin ngjyrat e botës që na rrethon. Fëmijët nëpërmes muzikës e lojës do të njihen me këto faqe – pra me natyrën e jetën që na rrethon.

Sipas vargjeve të S. J. Marshak
Dramatizimi dhe regjia: Melihate Qena

Kukullat: Antigona Qena & Valdet Rama
Kënga “Kuq-kuq-kuq”- Bahri Zariqi
Dizajni i dritave: Skender Latifi
Udhëheqë: Bedri Maloku

Luajnë: Roza Berisha, Avni Hoti, Avdi Azemi, Valdet Rama

Ndihmojnë teknikisht në skenë: Bedri Maloku, Fadil Bekteshi, Albert Gashi

Për moshat: 3+

Për rezervime mund të thirrni në 038 230 623.

 

Eventi në facebook: Libri shumëngjyrësh