Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Prishtinë

Njoftim – Drejtoria e Financave – Sektori i tatimit në pronë

2021/11/25 - 2:51

Të gjithë tatimpaguesit që kanë detyrimet e papaguara për tatim në pronë, Sektori i tatimit në pronë në Drejtorinë e Financave, ju ofron mundësinë e lidhjes së kontratës për pagesë e detyrimeve me këste.
Andaj, për ta shqyrtuar mundësinë dhe për t’u informuar më shumë lidhur me këtë çështje vizitoni zyrat e Sektorit të tatimit në pronë.

Nëse nuk paguani detyrimet e tatimit në pronë, kjo drejtori detyrohet të fillojë me masat e mbledhjes së detyrueshme, në përputhje me nenet 26, 27, 28, 29 dhe 30 të Ligjit nr. 06/L-005, për tatimin në pronën e paluajtshme dhe Rregulloren nr. 07/2021, mbi pezullimin e shërbimeve komunale për mbledhjen e detyrimeve të papaguara të tatimit në pronë.

Kjo përfshin pezullimin e shërbimeve komunale, si dhe propozimin për mbledhjen e detyruar të detyrimeve të papaguara përmes përmbaruesve.

Me mirësi kërkojmë nga ju që të paguani detyrimet sa më shpejt që të jetë e mundur.

 

Mundësia e pagesës së detyrimeve:

 

Për pagesën e detyrimeve nevojitet:

-Fatura e tatimit në pronë

 

Mundësia e pagesës:

– Përmes shërbimit e-banking, apo sporteleve në bankat e licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës;
– Në Zyrën postare apo institucione të tjera të licencuara për kryerjen e pagesave.