Republika e Kosoves

Prishtinë

Njoftim nga Drejtoria e Sportit – Sportistët e viti 2018

2018/11/02 - 2:44

Komuna e Prishtinës, Drejtoria për Sport do të bëjë zgjedhjen e sportistëve të dalluar për vitin 2018. Propozimet bëhen për:

– Sportistin;

– Trajnerin;

– Gjyqtarin;

– Shpresën e vitit.

 

Gjithashtu do të ndahen edhe çmimet:

– Çmimi – Post Mortum;

– Çmimi special – Për kontribut jetësor;

– Veterani i vitit;

– Punëtori sportiv i vitit

 

Propozimet për zgjedhjen e sportistëve më të mire duhet të bëhen ekskluzivisht nëpërmjet Klubeve sportive.

Gjatë propozimit për lauratët duhet në mënyrë të qartë të përshkruhet aktiviteti i secilit sportistë dhe të specifikohen të gjitha garat ekipore dhe individuale në të cilat ka garuar sportisti dhe suksesin të cilin e ka arritur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar gjatë vitit 2018.

Propozimet duhet të dorëzohen në sportelin nr. 5 (objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës), nga data 05 nëntor deri më 05 dhjetor 2018.

Zgjedhja e më të mirëve do të bëhet nga Komisioni i përbërë prej gazetarëve sportivë.