Republika e Kosoves

Prishtinë

Njoftim për banorët e lagjes Pejton

2020/05/15 - 9:09

Të dashur qytetarë,

Për shkak të punimeve në lagjen PEJTON, prej nesër, qarkullimi në rrugën “Imzot Mark Sopi” nga Katedralja deri në kryqëzimin me rrugën “Nazmi Mustafa“ dhe rruga “Nazmi Mustafa“ bëhet përkohësisht në dy drejtime.

Po ashtu, në mënyrë që të mundësohet qarkullimi i trafikut, ju lusim që t’i largoni veturat e juaja deri nesër, e shtunë 16 maj, në ora 10:00!

Ju faleminderit paraprakisht për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin!

#rriNshpi