Republika e Kosoves

Prishtinë

Njoftim për bizneset që kanë parashtruar ankesë lidhur me mospërfshirjen në listën e granteve ekonomike

2021/03/31 - 3:18

Komuna e Prishtinës njofton të gjitha bizneset të cilat kanë parashtruar ankesë me shkrim pranë sporteleve të Komunës së Prishtinës, lidhur me mospërfshirjen në listën e fituesve për grante ekonomike, se ankesat e tyre janë shqyrtuar dhe Vendimet e komisionit mund t`i tërheqin nga nesër me datën 01.04.2021 ne Qendrën për Shërbim me Qytetar, në objektin e vjetër të komunës, Adresa: Rr.UÇK-2-10000 Prishtinë.