Republika e Kosoves

Prishtinë

Njoftim për qytetarë – Sportelet e tatimit në pronë

2020/02/04 - 4:41

Sistemi online i pagesave, që menaxhohet nga Ministria e Pushtetit dhe Administrimit Lokal është kthyer ne funksion dhe nuk ka pengesa gjatë orarit të punës.

Për këtë arsye, Kryetari Shpend Ahmeti ka marrë vendim që orari i sporteleve të tatimit në pronë të kthehet në orar të rregullt të administratës.

Sportelet e tatimit në pronë do të jenë të hapura për këtë shërbim prej 08:00 – 16:00.