Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Prishtinë

Njoftim për qytetarë – Vazhdon testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet

2022/10/26 - 8:25

Të dashur qytetarë,

Ju njoftojmë se, nga dita e premte më datë 28 tetor deri të dielën më 30 tetor, vazhdon testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:
– Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunë
– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.
– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE
– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore
– Rruga “Ukshin Hoti”
– Rruga “Robert Dolli”

Ndërsa, rrugët e poshtë cekura do të jenë të mbyllura për automjete, me përjashtim të transportit publik, i cili do të qarkulloj në këtë pjesë me shpejtësi minimale të lëvizjes.
– Rruga “George Bush” deri tek semaforët pranë Katedrales.
– Rruga “Garibardi” deri tek semaforët pranë rrugës ”Dritan Hoxha”.
I gjithë procesi do të ndodhë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Kryeqytetit të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i gjithë procesit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të task forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor.