Republika e Kosoves

Prishtinë

Njoftim – Sektori për Tatim në Pronë

2022/01/11 - 4:33

Njoftojmë të gjithë tatimpaguesit e komunës së Prishtinës se fatura e tatimit në pronë për vitin 2022 ende nuk është llogaritur.

Sipas njoftimit që na është dërguar, më 05.01.2022, nga përgjegjësit e Departamentit të Tatimit në Pronë të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, na është sqaruar se faturat për vitin 2022 janë në proces të  përgatitjes  për  llogaritjen  e tatimit  në pronë  për  vitin 2022.

Gjatë  kësaj  kohe fatura shfaqet me borxh të vitit 2021, andaj shpresojmë që  Departamenti i Tatimit  në Pronë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, si përgjegjës për këtë çështje,  të bëjë  të mundur sa më  parë llogaritjen e faturës së tatimit  në pronë  për  vitin 2022.