Republika e Kosoves

Prishtinë

Njoftim – Shtyhet afati i aplikimit për ndarjen e bursave për shpresat e sportit të Komunës së Prishtinës

2022/09/13 - 3:15

KOMUNA E PRISHTINËS, DREJTORIA PËR SPORT, SHPALLË KËTË

NJOFTIM PUBLIK:

 

Shtyhet edhe për dy ditë afati i aplikimit lidhur me KONKURSIN e datës 17.08.2022 me numër të protokollit 16-111/01-0197400/22 për Ndarjen e Bursave për Shpresat e Sportit të Komunës së Prishtinës.

 

Arsyeja e shtyrjes së afatit të aplikimit në këtë Konkurs është Greva, e cila është duke ndodhur dhe ju ka pamundësuar që të aplikojnë brenda afatit të rregullt në konkurs.

 

 

Vërejtje:

Aplikacionet e kompletuara mund të dërgohen vetëm nëpërmes postes dhe email-it zyrtar të Drejtorisë për Sport.

 

Afati i aplikimit do të jetë hapur në këto data  14 dhe 15 Shtator 2022 deri në ora 23:59.

 

 

Bashkëngjitur gjeni aplikacionet:

 

Aplikacioni

 

Deklarata nën betim 

 

 

Email-i zyrtar i Drejtorisë për Sport Sportrini.pr@rks-gov.net