Republika e Kosoves

Prishtinë

Për herë të parë Prishtina po bëhet me parking nëntokësor

2020/10/13 - 3:33

Sot, Kryetari Shpend Ahmeti së bashku me Drejtorin për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm Genc Bashota dhe bashkëpunëtorët nga kompanitë “Parking Center” dhe “ProArch” prezentuan projektin për parkingun nëntokësor.
Punimet për ndërtimin e parkingut nëntokësor kanë filluar andaj edhe është shpalosur projekti i cili parasheh që parkingu të ketë 23000 metra katrorë hapësirë, 2 kate me nga 11 mijë e 500 dhe përafërsisht 700 vendparkime. Pjesa e sipërme e parkingut nëntokësor parasheh hapësirën e organizuar me gjelbërim dhe hapësirë për aktivitete rekreative për qytetarët.
Prioritet mbetet prezervimi dhe zhvendosja e drunjëve dhe rritja e hapësirës gjelbëruese dhe qasja e lehtë e veturave në parkingun nëntokësor. Derisa të zgjasin punimet, vendpunishtja do të jetë e rrethuar dhe e mbyllur për qarkullim, andaj edhe lusim qytetarët dhe studentët për mirëkuptim.
Për të siguruar një rrjedhë të punës sa më të lehtë i gjithë ky proces do të realizohet në koordinim të plotë me drejtuesit e “Parking Center” dhe Komunën e Prishtinës.