Republika e Kosoves

Prishtinë

Po vazhdon pastrimi i deponimeve inerte në lokacione të ndryshme në Prishtinë

2020/05/20 - 7:21

Deponitë inerte në lokacione të ndryshme në Prishtinë pastrohen vazhdimisht, por për shkak të papërgjegjësisë mbeturinat grumbullohen përsëri.

Edhe këtë herë, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Regjionale “Pastrimi”, janë pastruar mijëra mbeturina nga deponitë ilegale të krijuara në lagjet Arbëria, Mati1, Lakrishtë, në Taukbahqe dhe tek Fusha e Pajtimit.

Të kujdesemi e të ruajmë ambientin ku jetojmë dhe të bëhemi shembull për fëmijët tanë!