Republika e Kosoves

Prishtinë

Prej dje në Komunën e Prishtinës, ka filluar testimi me teste rapide

2020/12/22 - 6:20

Prej dje në Komunën e Prishtinës, ka filluar testimi me teste rapide (të shpejta) antigjenike. Testimi po bëhet në Qendrën e Mjekësisë Familjare 7, në lagjen Emshir dhe ka një besueshmëri prej 99.7% te rastet pozitive.

Pa dyshim se ky lloj i testimit do të lehtësojë lokalizimin e një numri të madh të qytetarëve që janë #covid19 pozitiv duke parandaluar përhapjen e mëtutjeshme në komunitetet e tyre, sidomos tani në periudhën e festave të fundvitit.

Me këtë test qytetarët rezultatin e marin 20 minuta pas testimit. Sikurse edhe për testet serologjike, qytetarët që kanë simptomë duhet të pajisen me udhëzim nga mjeku familjar në qendrën më të afërt.