Republika e Kosoves

Prishtinë

Prezantohet Plani i Veprimit të Qytetit të Gjelbër të Prishtinës

2021/05/19 - 10:43

Sot është prezentuar dhe diskutuar Plani i Veprimit të Qytetit të Gjelbër të Prishtinës. Ky plan i përgatitur me mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtar dhe lokal që udhëhiqet nga Mott MacDonald dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka për qëllim përmirësimin e kushteve mjedisore dhe ndërtimin e një të ardhme të gjelbër e më të qëndrueshme për banorët e Prishtinës. Si hap fillestar ka përfunduar vlerësimi për identifikimin e sfidave prioritare mjedisore, formulimi i një “Vizioni të Qytetit të Gjelbër” dhe “Qëllimeve Strategjike” mbështetëse të PVQGJ si dhe lista e veprimeve konkrete për të adresuar të gjitha sfidat mjedisore.
Ne jemi të përkushtuar që bashkë me partnerët tanë, duke marrë pjesë në Kornizën e Qyteteve të Gjelbërta të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) zhvillojmë dhe ndërmarrim një qasje sistematike në adresimin dhe trajtimin e sfidave mjedisore urbane.