Republika e Kosoves

Prishtinë

PRISHTINA E SECILIT

2021/07/15 - 3:10

Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung, organizoi sot një punëtori për të diskutuar për mundësitë e përkrahjes për ofruesit direkt të shërbimeve sociale në Komunën e Prishtinës në kuadër të platformës “PRISHTINA E SECILIT”.
Në këtë punëtori u ftuan përfaqësues të shoqërisë civile që ofrojnë shërbime direkte sociale për grupet e margjinalizuara, para të cilëve u prezantua platforma e iniciuar nga Komuna, dhe e cila përbën një tërësi të masave konkrete që për qëllim përfundimtar kanë avancimin dhe fuqizimin e pjesëtarëve të grupeve të margjinalizuara, të diskriminuara e rrezikuara në Prishtinë.
Në punëtorinë e mbajtur sot dëgjuam përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe ekspertëve dhe të ofruesve të shërbimeve që trajtojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë nevojat e grupeve të margjinalizuara, në mënyrë që ofrimi i përkrahjes financiare nga Komuna të bëhet me vendim të mirë informuar në bashkëpunim me të gjithë akterët në këtë fushë. Po ashtu, në këtë takim u bë regjistrimi për punëtoritë tematike që do të mbahen në javët në vijim.