Republika e Kosoves

Prishtinë

Prishtina me Green Friendly Taxi!

2021/10/15 - 4:25

Sezona e dimrit në Prishtinë, përkunder bukurisë që sjellë stina, na sjellë edhe një shqetësim – ndotjen e ajrit.

Një ndër faktorët e ndotjes së ajrit, por jo i vetmi, është sektori i transportit. Si Komunë duke u bazuar në Strategjinë e Gjelbër për Prishtinën si dhe Planin e Mobilitetit, por edhe trendet dhe veprimet e kryeqyteteve moderne botërore, duam promovojmë transportin e qëndrueshëm me taksi me makina elektrike.

Andaj kam vendosir që të shpallim shprehje të interesit për licencimin e personave juridik/operatorëve ekonomik, për organizmin e transportit taksi të udhëtarëve me vetura elektrike.

Personat juridik të interesuar duhet të dorëzojnë aplikimin e tyre deri më datë 25.10.2021, ora 15:00.

NJOFTIM PËR OPERATORËT EKONOMIK QË POSEDOJNË LEJE PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË SË TRANSPORTIT TAKSI TË UDHETARËVE PËR MUNDËSINË E PAJISJES ME LEJE SHTESË

 

THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI PËR LICENCIMIN E OPERATORËVE EKONOMIK PËR ORGANIZIMIN E TRANSPORTIT TAKSI TË UDHETARËVE ME VETURA ELEKTRIKE