Republika e Kosoves

Prishtinë

Prishtina shënon Ditën Botërore të Sportit dhe Mjedisit

2018/06/05 - 2:27

Sot në Prishtinë u shënua Dita Botërore e Sportit dhe Mjedisit, ku u angazhuan shumë grupe të fëmijëve përmes aktiviteteve të ndryshme.

Përveç pikave artistike nga Ansambli “Prishtina” dhe korri i fëmijëve “Okarina”, u zhvilluan edhe lojëra të ndryshme sportive si hedhja e diskut, kërcimi me thes, loja X-O, e të ngjashme, lojëra këto që ndikojnë në zhvillimin mendor të fëmijës, në rritjen e forcës, balancimit si dhe precizitetit.

Krejt në fund, u bë mbjellja e luleve në hapësirën përreth, si dhe mbjellja e Pemës Olimpike.