Republika e Kosoves

Prishtinë

Qendra për Këshillim dhe kompania “KAWA” Group, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për të ofruar punë praktike për 50 nxënës

2019/12/10 - 11:19

Qendra për Këshillim dhe kompania “KAWA” Group, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për të ofruar punë praktike për 50 nxënës të drejtimit arkitekturë dhe ndërtimtari të shkollës teknike “28 Nëntori”.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që përmes bashkëpunimit me sektorin publik/privat të krijohet mundësia për nxënësit e shkollave të mesme profesionale për aplikimin e njohurive të tyre teorike në një ambient pune dhe njëkohësisht t’iu ofrohet mundësia e fitimit të përvojës së punës përmes praktikës.