Republika e Kosoves

Prishtinë

Rrënohet një kat i ndërtuar pa leje, në objektin e destinuar për qendër tregtare në magjistralen Prishtinë-Lipjan

2019/06/24 - 6:22

Në Prishtinë, nuk ka tolerance për ndërtimet pa leje!

Sot kemi filluar rrënimin e një kati të ndërtuar pa leje, në objektin e destinuar për qendër tregtare në magjistralen Prishtinë-Lipjan.

Pala përveç që nuk i ka respektuar vendimet paraprake të inspektorit të zonës për ndërprerje të punimeve, i ka shtuar punët ndërtimore në ndërkohë.

Rrënimi në raste të tilla është i pashmangshëm!