Republika e Kosoves

Prishtinë

Shërbehet dreka e fundvitit nga kuzhina popullore në qendrat e të moshuarve

2018/12/31 - 8:12

Sot, në qendrën për të moshuarit në Tophane/Kodra e Trimave/Medrese shërbyem drekën e fundvitit nga kuzhina popullore. Kjo është një mënyrë për të treguar mirënjohje për ata që e kanë kaluar gjithë jetën e tyre në shërbim të vendit me shumë sakrifica.

Të moshuarit gjithmonë na përkujtojnë se solidariteti, barazia e mirëqenia janë vlerat kryesore që duhet ndërtuar për një shoqëri të shëndoshë.

Gëzuar dhe urime Vitin e Ri 2019!