Republika e Kosoves

Prishtinë

Shpallje Publike

2018/08/06 - 8:33

Të gjithë qytetarët, të cilët janë pajisur me leje ndërtimore për ndërtimin e objekteve të ndryshme, mirëpo që për shkak të problemeve pronësore i është pamundësuar qasja në objekte, ftohen që prej datës 6 gusht 2018 deri me datën 24 gusht 2018 të paraqiten në Komunën e Prishtinës.

Qytetarët që kanë probleme të tilla duhet të paraqesin kërkesat me shkrim pranë Drejtorisë së Pronës (në objektin e Komunës së Prishtinës në lagjen Arbëria). Kërkesat duhet të përshkruajnë në saktësi problemet pronësore, si dhe të kenë të bashkëngjitur lejen ndërtimore për objektet në fjalë. Drejtoria e Pronës do ta shqyrtojë secilin rast veç e veç ashtu që brenda mundësive të Komunës së Prishtinës tu ofrohet zgjidhje këtyre problemeve.