Republika e Kosoves

Prishtinë

Shpërndahen fletushkat informative për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në Kryeqytet

2020/01/17 - 11:57

Bashkë me Policinë e kosovës kemi shpërndarë fletushkën informative për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në Kryeqytet.

Komuna e Prishtinës ka të hartuar programe dhe politika të veçanta për të trajtuar këtë dukuri dhe kategori shoqërore.

Kohë më parë, në bashkëpunim me Terre des hommes – Kosovo kemi funksionalizuar Qendrën Ditore për Fëmijët në situatë rruge, duke qenë se janë grupi më i cenueshëm i kësaj kategorie.

Falenderojmë Policia E Kosoves dhe partnerët tjerë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.