Republika e Kosoves

Prishtinë

Sot filloi asfaltimi i rrugëve “Fan Noli”, “Shkodra” dhe “Rasim Kiçina”

2018/12/05 - 4:54

Sot filloi asfaltimi i rrugëve “Fan Noli”, “Shkodra” dhe “Rasim Kiçina” në Taslixhe. Ky investim po bëhet si rezultat i komunikimit të drejtpërdrejtë të Komunës me banorët e lagjes. Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhim të kontratave, është e koncentruar në zgjerimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore brenda Kryeqytetit. Në këtë formë është orientuar edhe buxheti i paraparë për vitin 2019.