Republika e Kosoves

Prishtinë

Sot u inaugurua objekti i ri për agrobiznesin e udhëhequr nga Remzije Berisha, në Prugovc të Prishtinës

2021/09/30 - 5:50

Jemi jashtëzakonisht të lumtur që po arrijmë që të përkrahim gratë ne biznese dhe të përçojmë mesazhin e barazisë në të gjitha sferat. Objekti i ri për agrobiznesin “Remzije Berisha B.I.”, u mundësua falë bashkëpunimit të Komunës së Prishtinës, respektivisht Drejtorisë së Bujqësisë, me Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA) dhe organizatës Caritas – Zviceran, përmes projektit SIRED.
Ky agrobiznes, i udhëhequr nga Remzije Berisha, ka hyrë partneritet me projektin SIRED, për të mundësuar ndërtimin e një objekti të ri pune për përpunimin e frutave dhe perimeve vendore. Produktet përfshijnë specat, trangujt, karrotat dhe perimet tjera. Si akter i tregut aktualisht ka të punësuar 4 punonjës me orar të plotë dhe 3 punonjës sezonal. Përfituesit nga ky projekt janë gratë e zonave rurale që kultivojnë perime. Në mesin e grave që përfituan nga ky projekt ka edhe nëna vetushqyese që sigurojnë të ardhura për familjet e tyre.
Me rritjen e kapaciteteve, kompania “Remzije Berisha B.I.” do të jetë në gjendje të ngrit prodhimin dhe shitjet, duke çuar në një qëndrueshmëri më të madhe ekonomike për gratë fermere bashkëpunuese dhe për familjet e tyre.