Republika e Kosoves

Prishtinë

Termat e referencës për dizajnimin e identitetit të ri të Prishtinës

2022/11/22 - 9:40

Bazuar në Ligjin Nr. 06/L-012, Ligji për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinën, Prishtina është njësi e vetëqeverisjes lokale me status dhe organizim të veçantë, ndryshe nga komunat e tjera. Neni 6 i këtij ligji e përcakton se Kryeqyteti ka stemën, vulën, emblemën dhe flamurin e vet në pajtim me legjislacionin për vetëqeverisje lokale dhe ligjet tjera përkatëse. Njëkohësisht, edhe emërtimi zyrtar i Prishtinës ndryshon nga “Komuna e Prishtinës” në “Prishtina”.

Përmes kësaj thirrje Kryeqyteti i fton të gjithë Operatorët Ekonomik (mëtutje OE) të fushës së dizajnit, sipas kushteve të përcaktuara të kualifikimit mëposhtë, të propozojnë ide për identitetin vizuel – pamjen dhe përjetimin e ri të Prishtinës si Kryeqytet.

 

 Termat e referencës për dizajnimin e identitetit të ri të Prishtinës

 

 

Procedura zhvillohet nëpërmjet sistemit e-prokurimi