Republika e Kosoves

Prishtinë

Thirrje për aplikim – Përkrahje për pjesëmarrje në Tregun mobil

2023/03/21 - 6:06

Ftohen të gjithë fermerët e komunës së Prishtinës, të cilët janë prodhues të produkteve bujqësore, të aplikojnë për pjesëmarrje në tregun mobil të Komunës së Prishtinës.

 

Kriteret që duhet t’i plotësojnë fermerët/aplikuesit:

 

– Fermeri duhet të jetë prodhues, përpunues i produkteve bujqësore;

– Fermerët duhet të jenë banor rezident të komunës së Prishtinës dhe veprimtarinë të ushtrojë në territorin e komunës së Prishtinës;

– Nuk kanë të drejtë ekspozimi të produkteve jobujqësore;

– Fermerët me shumëllojshmëri më të madhe të prodhimeve bujqësore kanë përparësi;

– Gratë fermere dhe grupet e margjinalizuara kanë përparësi;

– Madhësia e fermës;

– Fermerët të cilët bujqësinë e kanë aktivitet parësor në të hyra familjare;

– Nuk mund të jetë përfitues më shumë se një anëtar i bashkësisë familjare;

– Fermerët të cilët nuk e kanë pronën në pronësi familjare, por shfrytëzojnë toka më qira, duhet të kenë marrëveshjen kontraktuese të nënshkruar nga të dy palët.

 

Dokumentacioni i nevojshëm:

 

– Kopja e një dokumenti identifikues të Republikës së Kosovës;

– Numri identifikues i fermerit (NIF);

– Vërtetimi mbi tatimin në pronë për vitin 2022;

– Marrëveshja në mes palëve (nëse ekziston)

 

VËREJTJE

Nëse komisioni parasheh të nevojshme sjelljen e dokumenteve shtesë të cilat mundësojnë zgjedhjen e përfituesit, fermeri është i obliguar që t’i sjellë ato në afatin i cili i caktohet.

Data e aplikimit, prej 22.03.2023 deri më 04.04.2023

 

Thirrje për aplikim