Republika e Kosoves

Prishtinë

Thirrje për klubet dhe aktivitetet sportive në Prishtinë

2022/12/19 - 12:34

Drejtoria për Sport në Komunën e Prishtinës është duke përpiluar kalendarin sportiv për vitin 2023.

Rrjedhimisht, jemi duke pranuar aktivitetet e mëdha të cilat pritet të realizohen në qytetin tonë, për t’i bërë pjesë të këtij kalendari.

Andaj, ftojmë klubet e Prishtinës, Federatat Sportive, OJQ-të rinore, që të gjitha aktivitetet kryesore t’i përpilojnë dhe të na dërgojnë në Drejtorinë tonë.

Kështu, përveç që do të kemi një agjendë më të ngjeshur dhe të pasur të aktiviteteve sportive për vitin e ardhshëm, Drejtoria për Sport do të jetë në gjendje që të planifikojë edhe më mirë ato.

Aktivitetet mund të na i dërgoni përmes emailit në: sportrini.pr@rks-gov.net.