Republika e Kosoves

Prishtinë

Unë/Ty dashuri në paketë

2018/12/04 - 7:31

Është viti i tretë që Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me organizatën “MUTE Fondation” me rastin e festave të fundvitit organizon një aktivitet të veçantë me fëmijët e Kryeqytetit.
Në kuadër të projektit “Unë/Ty dashuri në paketë” fëmijët e Kryeqytetit do të përgatisin pako (dhurata) për fëmijët e tjerë. Permes këtij projekti ndihmojmë vetëdijësimin e fëmijëve tanë për solidaritetin, vullnetarizmin dhe kontributin në krijimin e një bote më të mire për të gjithë pa dallim.
Për dy vite radhazi, falë përkushtimit të mësuesve e prindërve janë grumbulluar 14000 dhurata.
Për t’i bërë më të bukura dhe me kuptimplota festat e fundvitit, ftojme të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës që duan të dhurojnë pako për femijët me nevoja të veçanta dhe jo vetëm, ta bëjnë këtë duke i dorëzuar ato në shkollën më të afërt deri me 14 dhjetor 2018.

T’ua bëjmë fëmijëve më të veçantë këtë fundvit! Të dhurojmë sa më shumë momente të lumtura!