Republika e Kosoves

Prishtinë

UNICEF dhe USAID dhurojnë donacion për 39 shkollat e Prishtinës

2020/09/10 - 2:19

Po bëhemi gati për të nisur ditët e para në shkollë!

Pas vendimit të Ministrisë së Arsimit që të rihap shkollat, prioritet për ne mbetet mbrojtja e shëndetit të të gjithëve e në veçanti e fëmijëve tanë!

Sot në shkollën “Dardania” pranuam një donacion me pako higjenike dhe çanta me mjete mbrojtësë për fëmijët, që të përgatiten për rinisjen e mësimit dhe hapjes së shkollave.

Falenderojmë UNICEF-in dhe USAID për donacionin për 39 shkollat, ashtu që fëmijët e Prishtinës të kthehen të sigurtë në shkollë.