Republika e Kosoves

Prishtinë

Zbulohet pllaka përkujtimore për Demonstratën ’68

2018/11/27 - 8:23

Si sot, 50 vite më parë, në Prishtinë u demonstrua fuqishëm, duke kërkuar kështu të drejtën për vetëvendosje, Republikën, Kushtetutën e Universitetin.

Në shenj përkujtimi dhe nderimi për demonstruesit dhe të rënët e vitit 1968, Kryetari Ahmeti bashkë me përfaqësuesit e Shoqatës të të Burgosurve Politik dhe familjarët e dëshmorëve, zbuloi pllakën përkujtimore në sheshin “Edit Durham”, në vendin ku ndodhi ballafaqimi më i madh i asaj kohe.

Lavdi dëshmorëve të kombit!