Republika e Kosoves

Prishtinë

Zgjatet linja 15 e autobusëve të Trafikut Urban deri në fshatin Hajkobillë

2024/02/02 - 4:07

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka marr vendim që linja 15 e autobusëve të Trafikut Urban, të zgjatet deri në fshatin Hajkobillë.

Aktualisht kjo linjë ka funksionuar nga Prishtina deri në Prapashticë, e tani me vendim zgjatet deri në fshatin Hajkobillë për 8 kilometra më shumë.

“Me vendimin që kam marr, kjo linjë e autobusëve e Trafikut Urban ju mundëson të gjithë banorëve të zonës qasje më të lehtë në transport publik, rrjedhimisht qasje më të lehtë në shërbime, punë, arsim dhe aktivitete të tjera esenciale” – ka deklaruar kryetari Rama.

Linja e zgjatur ka filluar të funksionojë që nga 01 shkurt 2024.

 

VENDIM – Miratohet zgjatja e linjës së autobusit nr.15 nga fshati “Prapashticë” deri në fshatin “Hajkobillë”