Republika e Kosoves

Prishtinë

Procedurat për kërkim të pëlqimit për shfrytëzim të hapësirës publike

Kërkesa për dhënien e pëlqimit për shfrytëzim të hapësirës publike në Komunën e Prishtinës dorëzohet në sportelin nr. 1 në ndërtesën e vjetër të Komunës së Prishtinës së paku 15 ditë para mbajtjes së aktivitetit/panairit. Kërkesa duhet të përmbaj informata si në vijim:

1. Emri dhe mbiemri i personit që dorëzon kërkesën;
2. Emri dhe mbiemri i përfaqësuesit të OJQ-së, biznesit, institucionit, individit;
3. Emërtimi i saktë i organizatës, institucionit, biznesit që parashtron kërkesën;
4. Titulli i projektit për të cilin kërkohet shfrytëzimi i hapësirës;
5. Përshkrimi i projektit;
6. Agjenda e planifikuar për mbajtjen e aktivitetit /panairit:
a. Kush e financon aktivitetin/panairin;
b. Sa OJQ/ Individë marrin pjesë;
c. Cilat produkte do të ekspozohen në këtë panair dhe a janë prodhime vendore;
d. A paguajnë pjesëmarrësit për këtë panair, nëse po, kujt i paguajnë;
e. Në çka do të vendosen produktet (tezga, tavolina, etj.);
f. Lokacioni ku synohet mbajtja e aktivitetit/panairit, përfshirë përshkrimin referencial të hapësirës që do të shfrytëzohet;
g. Data e fillimit dhe përfundimit të aktivitetit/panairit;
h. Orari i fillimit dhe përfundimit të aktivitetit/panairit;
i. Kohëzgjatja e përgatitjeve për aktivitet/panair dhe përmbyllje të aktivitetit/panairit;
j. Puna që duhet realizuar para dhe pas aktivitetit/panairit (p.sh. montimi i pajisjeve, ndarja e hapësirës, demontimi i pajisjeve, pastrimi i hapësirës)
7. Numri i personave të angazhuar në realizimin e projektit;
8. Numri i personave/ qytetarëve që pritet të janë pjesëmarrës në aktivitet/panair;
9. Në rast që në projekt janë të angazhuar personat nën moshën madhore kërkohet autorizimi i prindit apo mbikëqyrësit për pjesëmarrje në aktivitet;
10. Emri dhe mbiemri dhe numri i telefonit/e-maili i personit kontaktues;
11. Kopja e letërnjoftimit të personit që dorëzon kërkesën;
12. Nëse është subjekt juridik të dorëzohet flet regjistrimi i OJQ-së/ biznesit/ institucionit;
13. Nëse për realizimin e aktivitetit nevojitet qasja/ hyrja në Sheshet e qytetit për automjetet që bartin pajisjeve teknike, në kërkesë duhet të shënohen numri e tabelës së regjistrimit, lloji dhe madhësia e automjetit.
14. Kërkesa të jetë e shkruar qartë ( shkrim i kuptueshëm).

Pas shqyrtimit të kërkesës Drejtoria e Planifikimit Strategjikë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm njofton me shkrim palën kërkuese, DSHPMSH-në dhe Drejtorinë e Inspekcionit për aprovimin apo refuzim të dhënies së pëlqimit për shfrytëzim të hapësirës. Në rast të aprovimit, sipas afatit të përcaktuar në LIGJIN Nr. 03/L-118 për Tubime Publike pala duhet njoftuar policinë për aktivitetin e planifikuar.

VËREJTJE – Drejtoria e Planifikimit Strategjikë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm rezervon të drejtën për revokimin e pëlqimit në rastet kur konsiderohet që aktiviteti/panairi ka devijuar nga kërkesa për pëlqim, me theks të veçantë kur konsiderohet që zhvillimi i mëtutjeshëm i aktivitetit/panairit shkakton pasiguri për komunitetin, apo fyen në baza raciale, gjinore, konsiderohet i pahijshëm, ofendues dhe në kundërshtim me standardet e mirësjelljes.