Republika e Kosoves

Prishtinë

Muhedin Nushi

Muhedin Nushi ka lindur më 29 gusht 1959. Ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit të Prishtinës. Eshtë njohës i mirë i proceseve, procedurave dhe operacioneve të industrisë bankare, i teknologjisë informative, analizës së biznesit, përpunimeve statistikore, menaxhimit të të dhënave dhe proceseve si dhe të udhëheqjes së projekteve që nga ideja projektuese, zhvillimi, implementimi, e deri te monitorimi dhe evaluimi.

Z. Nushi fillimisht ka punuar në Institutin për Hulumtime Shkencore dhe Zhvillim (INKOS) në Obiliq nga viti 1985 deri në vitin 1990. Nga viti 1992 deri në vitin 2000 ka qenë i punësuar në Bankën Ekonomike me seli në Gjakovë, dhe pastaj edhe në Prishtinë. Nga viti 2000 deri në vitin 2006 ka qenë i kyqur në projekte të ndryshme me institucionet e huaja – me Bankën Botërore (World Bank) në projektin e implementuar nga FAO (Food and agriculture organizations of United Nations), projekte të BE-së pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Entit të Statistikave të Kosovës si dhe në disa projekte pranë UNDP, HELVETAS, USAID etj. Nga viti 2006 deri ne vitin 2013 ka udhëhequr Departamentin e Teknologjise Informative në Bankën Ekonomike.