Republika e Kosovës

Prizren

Prizren’de ki Mehmet Akif Ersoy Koleji nin yenilenme ve büyüme çalışmaları

2011/02/14 - 12:00

Gülistan Dereği’ne Prizren’de ki Mehmet Akif Ersoy Okulu için belediye tarafından beş hektarlık  bir arazi verildi.
Bu güzel işbirliğinin anlaşmasını Gülistan Derneğinin Mehmet Akıf Ersoy Okul Müdürü ve Yönetim Kurulu Başkanı Turgay Şen ve Başkan Muya arasında imzalanan kontratla ileriki dönemlerede de sağlam adımlarla ortaklaşa işbirliği yapılabileceğinin sinyaleri verildi.

K O N T R A T Ë
Për kushtet e shfrytëzimit të paluajtëshmërisë

Kryetari i Komunës së Prizrenit Z. Ramadan Muja në tekstin e mëtejmë (Komuna-pronari), dhe
2. Shfrytëzuesit QEA “GULISTAN” me Drejtorin e Bordit udhëheqës Z. Turgay SEN
Neni 1.

    Sipërfaqja e ngastrës kadastrale prej 50300 m² me nr.800/2 ZK Korishë pronë e KK të Prizrenit, i ipet në shfrytëzim QEA “GULISTAN” konform Vendimit të KK Prizren me nr 01/011-4539 të dt 18.06.2009 në afat prej 40 viteve sipas Ligjit mbi Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës me Nr.03/L-226 të dt: 28.10.2010, kurse KK i Prizrenit e ruan të drejtën e pronësisë deri me ndryshimet eventuale të ligjeve dhe akteve tjera juridike të Republikës së Kosovës, që e rregullojnë këtë lëmi.

Neni 2.

a)    Përfaqësuesi i Komunës së Prizrenit e lidhë këtë kontratë me qëllim që të ndërtohen objektet sipas projektit, që paraprakisht është afru nga ana e QEA “GULISTAN” Kompleksi i qendrës përbëhet nga këto njësi:
– Qerdhe dhe Parashkollor: shkollë fillore prej klasës së parë deri në klasën e nëntë: Shkollë e mesme prej klasës së 10-të deri 12: konvikte: salla të mbyllura sportive, salla të hapura sporti, parking, restaurant, laborate për lëndët përkatëse shkencore, atele të artit dhe muzikës sallë konferencash, salla të mbledhjeve, si dhe radiotelevizion të kampusit.

b)    Objektet e parapara për ndërtim do të kryhen në mënyrë etapore, që do të thotë sipas numrit të nxënësve gjendjes ekonomike të QEA “GULISTAN”, ku për këto do të vendosë vetë qendra “GULISTAN”.

c)     Sipas konfigurimit të parcelës do të formohen objektet e parapara në projektin ideor ndërsa QEA “GULISTAN” mban të drejtën e ndryshimit të madhësive të tyre.

d)     Për nevojat e veta QEA “GULISTAN” mban të ndrejtën  që në të njejtën parcelë të ndërtojë objekte shtesë përveq objekteve të parapara në projektin ideor.

Neni 3.

a)     Për çdo vitë QEA do të shkollëjë 5 fëmijë të dëshmorëve në total (pa pagesë) këta fëmijë do të zgjidhen në mes të fëmijëve të suksesshëm në provimin pranues, si dhe duke pasur parasysh sygjerimet e KK Prizren. Në rastë se këta fëmijë nuk tregojnë sukses në provimin pranues atëherë këtë shkollim do ta fitojnë që rrjedhin nga familjet e skamnorëve dhe të Fsh. Korishë e që janë të suksesshëm në provimin pranues.
b)     QEA “GULISTAN” do të organizojë kurse falas për stafin e Asamblesë Komunale, fëmijët e dëshmorëve si dhe familjeve skamnore të propozuara nga KK Prizren, në kohën kurr Drejtori i qendrës e sheh të arsyeshme (në mënyrë që të mos dëmtojë edukimin dhe arsimimin e nxënësve të shkollës) duke iu siguruar të njejtit ti shfrytëzojnë mundësitë që gjinden në shkollë.

c)    Në rastë nevoje për punëtor do të merren parasysh preferencat e KK Prizrenit për punësim.

d)     Ne do të jemi të hapur për bashkëpunim me shkollat publike të KK Prizrenit në organizimin e aktiviteteve të ndryshme edukativo-kulturore dhe sportive.

Neni 4.

    Shfrytëzuesi nuk mundet dhe nuk i njihet e drejta që të ketë parcelë të bartë në persona të tretë me qëllim të përfitimit nga veprimet e tilla.

Neni 5.

    Pasi që të përfundojnë të gjitha procedurat ligjore, pasi që të përfundojnë punimet e infrastrukturës (uji, kanalizimi, rryma, rruga, rafshimi, si dhe rrethimi i parcelës), shfrytëzuesi do të startojë me ndërtimin e etapës së parë, dhe prej këtij komenti brenda një viti shfrytëzuesi do t”ia dorëzojë Komunës të gjitha planet të detalizuara si dhe do të bëjë pagesat e duhura për të gjitha objektet në kompleks.

Neni 6.

    Të gjitha punimet që do të kryhen sipas marrëveshjes paraprake që do të jenë nën kontrollin e Kuvendit Komunal Prizren.

Neni 7.

    Shfrytëzuesi është i obliguar që t’ju përmbahet akteve ligjore dhe vendimeve të organeve administrative komunale dhe atyre Qendrore të cilat kanë të bëjnë me natyrën e kësaj veprimtarie.

Neni 8.

    Komuna nuk merrë obligim në mos respektimin e normave ligjore që e detyrojnë përkitazi me fillimin, ndërtimin dhe të ngjajshme lidhur me këto objekte.

Neni 9.

    T’i ipet leja e përdorimit shfrytëzuesit për secilin objekt të kryer sipas etapave nga ekspertët e jashtëm.

Neni 10.

    KK Prizren duhet të bashkëpunojë me DUPH në Prizren sipas rregullativës ligjore dhe konsulltimeve me qëllim që të mos ketë vonesë në realizimin e punëve sipas marrëveshjes.
Neni 11.

    Komuna merrë për obligim që askush nuk mund të pengojë në shfrytëzimin normal në sipërfaqen e cila i është dhënë QEA “GULISTAN”.

Neni 12.

    Shfrytëzuesi bën pagesën për shëndërrimin e tokës bujqësore në atë ndërtimore në bazë të Ligjit mbi tokën bujqësore Nr.02/L-26 të dt: 24.06.2005 dhe Udhëzimit Administrativ Nr.41/2006 pë ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore të dt:27.12.2006 për metër në katror (sipas klasës së tokës) në xhirollogari të Komunës.

Neni 13.

    Pasi shfrytëzuesi të bëjë kompenzimin për rregullimin e tokës ndërtimore, shëndërrimin dhe destinimin të tokës, në bazë të Ligji dhe Udhëzimit të cekur si në nenin12, merrë lejen e ndërtimit nga DUPH e KK të Prizrenit.

Neni 14.

    Shfrytëzuesi e regjistron të drejtën e shfrytëzimit në të njejtën paluajtshmëri sipas nenit 1 të kësaj kontrate në Drejtoratin për gjeodezi dhe kadastër, konform Ligjit mbi themelimin e regjistrit të të drejtave të Pronës së Paluajtshme, Ligji nr. 2002/5 dhe 2003/13 si dhe Udhëzimit Administrativ Nr. MPSH 2004/03 për zbatimin e Ligjit mbi regjistrin.

Neni 15.

    Pas nënshkrimit të kësaj kontrate më së voni për pesë ditë pune të caktohen pikat kadastrale në teren dhe nëse ekziston mosmarrëveshje në lidhje me parcelën në fjalë e njëjta të kjartësohet nga ana e Komunës së Prizrenit.

Neni 16.

    Me nënshkrimin e kësaj kontrate QEA “GULISTAN” mundë të fillojë rregullimin e infrastrukturës.

Neni 17.

    Të gjitha mosmarrëveshjet eventuale në mes të shfrytëzuesit dhe Komunës të zgjidhen me mirëkuptim e në të kundërtën për këtë do të jetë kompetente Gjykata Komunale në Prizren.

Neni 18.

    Kjo kontratë është e përpiluar në ekzemplarë të mjaftueshëm dhe hyn në fuqi nga dita e nënshkrimit të saj nga palët kontraktuese, duke e vërtetuar të njejtën në Gjykatën Komunale në Prizren.

Neni 19.

    Me nga dy kopje të kësaj kontrate do të njoftohen:

Komuna-Kryetari,
DPUKMM
Shfrytëzuesi.

PALËT KONTRAKTUESE

KK PRIZREN                            QEA “GULISTAN”
KRYETARI                            Kryetari i Bordit Drejtues
_______________                        ______________________
Prof.Dr Ramadan Muja                          Turgay Sen