2021/03/10 - 4:59
Drejtoria për Ekonomi dhe Financa njofton se tanimë ka përfunduar ekzekutimi i pagesave për biznese dhe OJQ, që kishin përfituar nga subvencionet e vitit 2020.
Këto mjete financiare nuk ishin transferuar për shkak të limitit bankar të shtetit dhe për shkak të gabimeve në dokumentacionet e dorëzuara për pagesë.
Kujtojmë se Komuna e Prizrenit kishte ndarë 1.1 milion euro subvencione me qëllim të përkrahjes së bizneseve dhe OJQ-ve të dëmtuara ekonomikisht për shkak të pandemisë Covid-19, nga e cila kanë përfituar 1117 biznese dhe 65 organizata e individë