Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë sot në aktivitetin “Green Talks”, organizuar nga OJQ “EC Ma Ndryshe”, ku së bashku me pjesëmarrësit e Eko Klubit, këshillit të nxënësve dhe mësimdhënësit e shkollave të mesme të larta “Gjon Buzuku”, “Remzi Ademaj”, “Luciano Motroni”, “Ymer Prizreni” dhe “Lorenc Antoni”, ku diskutan për çështje mjedisore në shkolla dhe komunitet.
“Ky debat është pjesë e përpjekjeve të të gjithëve për ta rritur ndërgjegjësimin dhe përfshirjen e të rinjve në mbrojtjen e mjedisit. Ndryshimi fillon nga ne dhe çdo hap të gjelbër që bëjmë sot, krijojmë një botë më të pastër e të shëndetshme për nesër” – u shpreh Kryetari Totaj.