Republika e Kosoves

Prizren

Drejtoria e Kulturës, Rini dhe Sport

Përshkrimi i detyrave të punës

  • Udhëheq dhe koordinon punët e Organit administrativ, përcakton punët brenda  Drejtorisë nëpërmjet koordinatorëve, bashkëpunëtorëve profesional dhe punëtorëve tjerë të Drejtorisë në varësin e tij.
  • Kujdeset për hartimin e planeve dhe programit të punës,
  • Merr pjesë në hartimin e politikave kulturore në nivel të Komunës, akteve normative si dhe Vendimeve të ndryshme të cilat nxirren për nevoja të Drejtorisë,
  • Ofron të dhënat nga fushë-veprimtaria e Organit administrativ me të cilin udhëheq,
  • Jep urdhra për zbatimin e punëve dhe detyrave të punës, koordinatorëve,

bashkëpunëtorëve profesional për Drejtorinë të cilën ai e udhëheq,

  • Merr pjesë në takimet e rregullta me Kryetarin e Komunës, dhe të njëjtit i prezanton kërkesat e Drejtorisë,
  • Përfaqëson Drejtorinë brenda dhe jashtë Komunës, para personave juridik dhe fizik në kuadër të kompetencave ligjore,
  • Nënshkruan të gjitha aktet që nxirren nga ana e Drejtorisë, ndërsa në raste të veçanta mund të autorizoj edhe koordinatorin apo ndonjë nga bashkëpunëtorët profesional që të nënshkruaj në mungesë të tij.