Republika e Kosoves

Prizren

𝐊𝐃𝐈, 𝐧ë 𝐓𝐫𝐚𝐧𝐬𝐩𝐚𝐫𝐨𝐦𝐞𝐭𝐫𝐢𝐧 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐥 𝐤𝐚 𝐯𝐥𝐞𝐫ë𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧ë𝐧 𝐞 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧𝐢𝐭 𝐦𝐞 𝟕𝟔 𝐩𝐢𝐤ë 𝐚𝐩𝐨 𝟖𝟔.𝟑𝟔%

2022/08/02 - 3:39

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në partneritet me konsorciumin e organizatave jo qeveritare “Aleanca Qytetare për Transparencë” ka publikuar Transparometrin Komunal, ku ka pasqyruar të gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale për 38 komunat e Kosovës për periudhën Janar-Qershor 2022.
Bazuar në të gjeturat gjatë kësaj periudhe në përmbushjen e indikatorëve vlerësues, komuna e Prizrenit është me pikë të njëjta me Drenasin, Kaçanikun, me 76 pikë apo 86.36%.
Rritja e transparencës komunale është bërë me mbështetje të Kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj.
Komuna e Prizrenit për të njëjtën periudhë Janar-Qershor të vitit 2021 është vlerësuar me 68 pikë apo 77.28%, ndërsa për periudhën Janar-Qershor të vitit 2022 me 76 pikë apo 86.36%. nga ky vlerësim i bërë del që komuna e Prizrenit ka pasur rritje dhe kjo rritje do të vazhdoj edhe më tutje.
Falënderojmë zyrtarët e KDI-së, për bashkëpunimin e treguar gjatë gjithë procesit të vlerësimit.
Transparometrin mund ta gjeni në këtë vegëz:
https://kdi-kosova.org/…/KDI-Transparometri-Komunal… .