Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Prizren

𝐓𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐞 𝐏𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞: 𝐒𝐡𝐟𝐫𝐲𝐭𝐞̈𝐳𝐢𝐦 𝐢 𝐒𝐡𝐭𝐞̈𝐩𝐢𝐳𝐚𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐃𝐫𝐮𝐫𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐛𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐫𝐚𝐭𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐦𝐞𝐫𝐫𝐞𝐧 𝐦𝐞 𝐩𝐮𝐧𝐞̈ 𝐚𝐫𝐭𝐢𝐳𝐚𝐧𝐚𝐥𝐞

2021/11/23 - 11:05

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik (DTZHE), fton të gjithë bizneset dhe gratë që merren me punë artizanale, që operojnë në Komunën e Prizrenit, të aplikojnë për shfrytëzimin e shtëpizave nga druri, në të cilat mund të bëjnë shitjen dhe promovimin e produkteve të tyre gjatë aktivitetit “Dimri Kulturor”.

Kushtet dhe kriteret për këtë thirrje mund të gjeni në: https://kk.rks-gov.net/…/26/2021/11/Thirrje_shqip.pdf

DTZHE, aktualisht posedon në dispozicion 10 shtëpiza nga druri, dhe në rast se numri i të interesuarve (aplikimeve) tejkalon këtë numër, përzgjedhja e përfituesve do të bëhet në bazë të shortit që do të tërhiqet, në të cilën 5 shtëpiza të drurit do të ndahen për biznese dhe 5 për gra që merren me punë artizanale.

Për ta konfirmuar pjesëmarrjen tuaj në këtë aktivitet, informatat duhet t’i përcjellen në email adresën e Drejtorisë për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik – dtzhepz@gmail.com, deri më datën 26.11.2021.

Për gjuhën turke: https://kk.rks-gov.net/…/26/2021/11/Thirrje_-tur..pdf

Për gjuhën boshnjake: https://kk.rks-gov.net/…/sites/26/2021/11/Thirrje_bos.pdf