Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Prizren

𝗥𝗲𝗮𝗴𝗶𝗺 𝗻𝗱𝗮𝗷 𝘀𝘁𝗼𝗿𝗶𝗲𝘀 – 𝗞𝗮𝗻𝗱𝗶𝗱𝗮𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗸𝘂𝗮𝗹𝗶𝗳𝗶𝗸𝘂𝗮𝗿 𝗶 𝘇𝗵𝗱𝘂𝗸𝗶𝗻 𝗱𝗼𝘀𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝗺𝗮𝘀𝘁𝗲𝗿𝗶𝘁 𝗻𝗲̈ 𝗸𝗼𝗻𝗸𝘂𝗿𝗿𝗶𝗺!

2020/11/18 - 9:49

Komuna e Prizrenit, gjegjësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, me qëllim të sqarimit të opinionit publik lidhur me publikimin tendencioz të stories “Prizren/Kandidatit të kualifikuar i zhdukin dosjen e masterit ne konkurrim! – Stop – 13 nëntor 2020” në TV Klan dhe të publikuar në kanalin social YouTube, publikuar me datë 13 nëntor 2020, njofton se:
Është e papranueshme që redaksia e një mediumi siç është TV Klan, që është përgjegjëse për informim të drejtë të qytetarëve, të publikojë lajme tendencioze dhe të shtrembërojë fakte, që të njollosë personalitetin e drejtoreshës së Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, znj. Xhemile Thaçi Vezgishi, duke e dekontekstualizuar aktivitetin për rekrutimin e personit sipas kritereve të përcaktuara me konkursin e shpallur nga DKA për pozitën e mësimdhënësit për Harmonikë në ShML ‘’Lorenc Antoni’’ në Prizren.
Drejtoresha Thaçi-Vezgishi e ka precizuar shumë qartë gjatë bisedës, para fillimit të incizimit të intervistës, se bëhet fjalë për 𝗻𝗼𝘀𝘁𝗿𝗶𝗳𝗶𝗸𝗶𝗺𝗶𝗻 e diplomës së kandidatit, e jo për noterizimin, pasi që ka dallim të madh mes nostrifikimit që bëhet nga Ministria e Arsimit dhe noterizimit të ndonjë dokumenti, i cili mund të bëhet nga noterët e shumtë në Kosovë.
Përkundër faktit të ekzistimit ose jo të kualifikimeve të tij, si dhe me gjithë respektin/konsideratën për interpretimet e tij ndërkombëtare me harmonikë, personi në fjalë nuk e ka fituar vendin e punës për shkak se nuk ka performuar mirë në procedurat e vlerësimit për mësimdhënës/mësimdhënie: test me shkrim dhe intervistë, sipas vlerësimit të komisionit përzgjedhës përkatës.
Për më shumë, “TV Klan”, në bazë të parimeve profesionale të gazetarisë, do të duhej t’i përmbahej në mënyrë strikte kodit të transmetimit për median audiovizive, gjegjësisht pika “4.3 Informacioni i transmetuar duhet të jetë i vërtetë, i saktë, i balancuar dhe i verifikuar”, i seksionit 4 mbi transmetimin e programeve informative.
Është shumë me rëndësi të theksohet fakti se aranzhimi për dhënie të deklaratës zyrtare ndaj emisionit “Stop-Tv Klan” është keqpërdorur 𝗱𝘂𝗸𝗲 𝗺𝗼𝘀 𝗲 𝘁𝗿𝗮𝗻𝘀𝗺𝗲𝘁𝘂𝗮𝗿 𝗱𝗲𝗸𝗹𝗮𝗿𝗮𝘁𝗲̈𝗻 𝘇𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗲𝗴𝗷𝗶𝘀𝘁𝗿𝘂𝗮𝗿 𝗽𝗮𝗿𝗮 𝗸𝗮𝗺𝗲𝗿𝗮𝘃𝗲, 𝗽𝗼𝗿 𝘃𝗲𝘁𝗲̈𝗺 𝗽𝗷𝗲𝘀𝗲̈𝗻 𝗲 𝗯𝗶𝘀𝗲𝗱𝗲̈𝘀 𝗶𝗻𝗳𝗼𝗿𝗺𝗮𝗹𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗲𝗴𝗷𝗶𝘀𝘁𝗿𝘂𝗮𝗿 𝗻𝗴𝗮 𝗸𝗮𝗺𝗲𝗿𝗮 𝗲 𝗳𝘀𝗵𝗲𝗵𝘂𝗿 (edhe pse në kamerë të fshehur shihet qartë që nuk ka asnjë deklaratë ndryshe nga ajo para kamerave që është dhënë ose ndryshe nga e vërteta). Me këtë rast, besojmë fuqishëm se janë thyer rregullat e kodit etik të gazetarisë.
Theksojmë se, Drejtoria Komunale e Arsimit ka vepruar konform ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme dhe nuk ka bërë asnjë shkelje të procedurave të rekrutimit.
Duke shprehur shqetësimin tonë për publikimin e një storie të tillë, kërkojmë nga “TV Klan” korrigjimin apo heqjen në tërësi të kësaj storie tendencioze me fakte të shtrembëruara dhe të kërkojë falje publike në po të njëjtin emision, nga të njëjtit moderatorë gjatë emisionit të radhës.
Rrjedhimisht, nëse kjo storie nuk korrigjohet apo largohet në tërësi dhe nëse “TV Klan” nuk kërkon falje dhe nuk jepet sqarim mbi të, Komuna e Prizrenit do t’i drejtohet Autoritetit të Mediave Audiovizive të Republikës së Shqipërisë dhe gjykatës kompetente