Republika e Kosoves

Prizren

Aktivitet sensibilizues për mbrojtjen e ambientit me nxënës të shkollës “Aziz Tolaj”

2018/10/10 - 3:08

Në shkollën “Aziz Tolaj” u mbajt aktiviteti me nxënës, për ngritjen e vetëdijësimit për mbrojten e ambientit dhe për reciklimin e mbeturinave. Aktiviteti u organizua me ndihmën e OJQ Green Art Center Kosova dhe GIZ.

Në kohë kur planeti ynë është i rrezikuar nga ndotja, mbrojtja e ambientit dhe menaxhimi i mbeturinave është ndër sfidat më të mëdha të gjeneratës sonë. Sa më herët dhe sa më shumë që të edukohen të rinjtë për këto çështje, aq më shumë mund të kontribuojnë ambientit të shëndoshë.