Republika e Kosoves

Prizren

Aktivitete të shumta mjedisore në terë qytetin e Prizrenit

2018/04/23 - 8:42

Komuna shënon 22 prillin, Ditën ndërkombëtare e Tokës, me aktivitete sensibilizuese dhe mbjelljen e bimëve dekorative dhe aromatike në hapësirat publike dhe përgjatë rrugëve duke shpresuar edhe në ndërgjegjësimin institucional dhe qytetar për ruajtjen e jetës në vendbanimin tonë të përbashkët.

Komuna këtë ditë të ndërgjegjësimit e shënon duke i pastruar dhe gjelbëruar hapësirat publike – sot, nesër, e deri të mërkurën, kur edhe do përurohet rikthimi i një parku në lagjen “Bazhdarhane”.