Republika e Kosoves

Prizren

Ambiente moderne për punë dhe shërbime cilësore për qytetarët në DEF-ca

2019/01/24 - 4:34

Punimet për rinovimin e ndërtesës së Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa po vazhdojnë sipas dinamikës së paraparë dhe pritet që të përfundojnë deri në mesin e muajit shkurt.

Një ndërtesë, për të cilën nuk është investuar për më shumë se 50 vite, tani po shndërrohet në një ambient modern, të shëndetshëm e të përshtatshëm për punë, ku shërbimet për qytetarë do të ofrohen më shpejtë dhe në mënyrë efikase.

Pas rinovimit të ndërtesës, shërbimet për tatimin e pronës të cilat janë bartur në ndërtesën Komunës, do të rikthehen në objektin e Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa, ku pritet të përfshihen edhe disa shërbime shtesë për qytetarë.