Republika e Kosoves

Prizren

Ambienti i pastër dhe riciklimi i mbeturinave synim shoqëror-kulturor

2018/11/05 - 11:45

Krahas aktiviteteve në klasë për ngritjen e vetëdijësimit të nxënësve për mbrojtjen e ambientit dhe reciklimin e mbeturinave, po zhvillohen edhe aktivitete në terren, ku me anë të pastrimit të mbeturinave përreth shkollave po dëshmohet rëndësia që duhet t’i kushtohet ruajtjes së mjedisit.

Aktivitetet po organizohen në shkollat “Haziz Tolaj”, “Mustafa Bakiu” dhe “Abdyl Frashëri”, në kuadër të projektit të përbashkët të Komunës së Prizrenit dhe Zyres Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).